Text Practice Mode
	
	5
	
	Rating visible after 3 or more votes	
	
		
		
			
				
					
				
					
					
						
                        					
				
			
			
				
			
			
	
		
		
		
		
		
	
	
		
		
		
		
		
	
            
            
            
            
			
 saving score / loading statistics ...
			
				
	
    00:00
				Sllavizmat në leksikun e gjuhës shqipe zënë një vend konsiderueshëm, edhe pse autorë të ndryshëm kanë mendime të ndryshme mbi numrin e tyre në gjuhën shqipe. Studiuesit sllavë mbrojnë tezën për ndikimin e numri më të madh fjalësh si huazime sllave të shqipes, duke arritur herë-herë në përfundime në lidhje me etnogjenezën dhe autoktoninë e shqiptarëve. Edhe pse sipas autorëve të ndryshëm nuk ka një dokumentacion shkrimor të hershëm të shqipes ndikimi i sllavistes mbi leksikun e shqipes është i konsiderueshëm. Studiuesi Xh. Ylli vë re se ka mendime të ndryshme në lidhje me inventarizimin e sllavizmave në shqipe, duke qenë se studimet në këtë fushë janë bërë nga autorë sllavë, të cilët e kanë parë me subjektivizëm numrin e tyre në gjuhën shqipe.  
			
			
	        
 saving score / loading statistics ...